Në Holandë është krijuar një koncept i ri kinemaje i menduar posaçërisht për personat me ADHD:
ambiente ku mund të shohësh filmin ndërsa bën diçka me duar si: punë dore, vizatim, qëndisje apo doodling, për të ndihmuar fokusin, qetësinë dhe krijimtarinë.
Hapësira është dizajnuar ndryshe nga kinematë tradicionale: me tavolina të vogla pune, ndriçim të ngrohtë dhe vende të rehatshme që nuk të detyrojnë të rrish i palëvizur apo në errësirë totale.
Ky model është pjesë e një trendi në rritje për eksperienca kinemaje “sensory-inclusive”.







