Ballina Bota 55 të vdekur, 13 të zhdukur pas përmbytjeve në Vietnam

55 të vdekur, 13 të zhdukur pas përmbytjeve në Vietnam

16
0

Të paktën 55 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që shkatërruan Vietnamin qendror këtë javë, sipas departamentit të menaxhimit të fatkeqësive.

Përmbytjet përfshiu Vietnamin qendror dhe Malësitë Qendrore, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe më shumë se 340 milionë dollarë humbje ekonomike, raportoi Vietnam News, duke cituar Departamentin e Menaxhimit të Digave dhe Parandalimit të Fatkeqësive Natyrore.

Zona Dak Lak raportoi 27 viktima, me tetë të tjerë të zhdukur, ndërsa 14 persona u vranë dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur në Khanh Hoa.

Pesë vdekje u raportuan në Gia Lai dhe Lam Dong, ndërsa nga dy viktima u regjistruan në Thua Thien Hue dhe Da Nang.

Dy të tjerë u raportuan të zhdukur në Da Nang dhe një në provincën Quang Trị.

Përmbytjet shkatërruan gjithashtu rreth 950 shtëpi dhe më shumë se 28,460 shtëpi mbeten të zhytura në zonat e prekura.

Përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm ndërprenë gjithashtu shërbimet e transportit në zonat e prekura, me pjesë të autostradave kryesore dhe rrugëve rurale të bllokuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, shkruan AA.

Autoritetet thanë se personeli ushtarak dhe policor është vendosur për t’iu përgjigjur katastrofës.

Ata thanë se 3.24 milionë bagëti dhe shpendë kishin ngordhur ose ishin zhdukur.