Ballina Politika ‘800 pagesa në 1 vit nga thesari për baxhanakun’/ Rama përpiqet të...

‘800 pagesa në 1 vit nga thesari për baxhanakun’/ Rama përpiqet të hutojë Mirilindën e AKSHI mos bëhet e penduar: Ajo ka aplikuar vizionin tonë…

42
0

Edi Rama ka folur me veten në episodin e sotëm të podkastit të tij për hetimet e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Për një skandal ku janë vjedhur miliarda lek me tendera të paracaktuara nga biznesmenët të lidhur me pushtetin, mes tyre edhe baxhanaku i kryeministrit dhe familjarë të tij, Rama është shprehur se për këtë çështje duhet pritur e vërteta nga drejtësia dhe jo nga ajo që ai e quajti “çorba politike dhe mediatike”.

Ndoshta frika se mos Mirilinda Karçanaj bëhet e “penduar” ka shtyrë Ramën të bëjë një nga ato piruetat e tij të zakonshme që bën për të hutuar viktimat e tij para se t’u ngecë aferat korruptive për të shpëtuar veten dhe familjarët.

Siç dihet tashmë edhe nga dosja e AKSHI dhe denoncimet publike, Armand Frangun, baxhanaku i Edi Ramës është paguar nga thesari i shteti me urdhër të kryeministrit 800 herë brenda një viti me transaksione sekrete.

Deklarata e Ramës:

“Banka Botërore ka publikuar GovTech Maturity Index 2025, ose e thënë shqip, raportin që njëherë në 2-3 vite vlerëson 197 vende të botës për nivelin e transformimit digjital të sektorit publik. 

E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo.

Por unë di po ashtu, që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale. 

Këtë herë, jo vetëm vijojmë të renditemi në Grupin A – i quajtur grupi me Maturitet të Lartë, ku kemi 0.939 pikë nga 1 që është maksimumi, por falë një rritjeje të ndjeshme, krahasuar me raportin paraardhës, ku kishim 0.752, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të në vendin e 14-të, mes gjithë atyre vendeve, duke lënë pas pikërisht falë punës e vullnetit për ta vënë teknologjinë e re në shërbim të publikut dhe të zhvillimit të Shqipërisë, vende me emër të madh, si Danimarka, Singapori apo Mbretëria e Bashkuar, e me radhë. 

Ky është një raport objektiv dhe profesional, i cili vlerëson katër fusha kryesore, që mbulojnë sistemet bazë qeveritare, shërbimet publike online, angazhimin digjital të qytetarëve dhe faktorët mundësues institucionale e ligjorë, dhe pa diskutim nuk justifikon absolutisht asnjë shkelje të ligjit që pretendohet se ka ndodhur në aktivitetin e AKSH-it, gjë që mund të na e thotë vetëm procesi gjyqesor, por nga ana tjetër e gjithë zhurma histerike e 700 tenxhereve të çorbës politike mediatike, nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të Shqipërisë, në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t, që mund ta verifikoni lehtësisht përmes linkut të raportit”, u shpreh Rama.