Kristjan Asllani nuk u aktivizua në ndeshjen që Torino luajti ndaj Veronës. Së fundmi janë shtuar zërat që thonë se klubi nga Torino dëshiron largimin e mesfushorit, ende pa përfunduar periudha e huazimit.
Trajneri i skuadrës, Baroni la të kuptohet se Asllani nuk është në planet e tij, pasi i mungon grinta dhe dëshira.
“Nuk dua të përmend emra, por është e qartë, sot kam dërguar një mesazh.
Lojtarët që do të luajnë dhe që luajtën sot janë ata lojtarë që kanë punuar më shumë në stërvitje, që kanë dhënë gjithcka nga vetja, që kanë dëshirë të përmirësojnë gjëra nga vetja e tyre dhe ata lojtarë që mendojnë për ekipin. Ne na duhen lojtarë të tillë”, tha Baroni.



