Ballina Politika “Mbështetje totale për SPAK”, Basha: Duam ndryshim, jo thjesht rotacion. Kemi plan...

“Mbështetje totale për SPAK”, Basha: Duam ndryshim, jo thjesht rotacion. Kemi plan të qartë për të zgjidhur problemet që shqetësojnë familjet shqiptare

39
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se Partia Demokratike në 2025-ën kërkon të sjellë një ndryshim real, jo thjesht rotacion. Duke komentuar punën e SPAK, kreu i PD tha se ky institucion ndodhet në syrin e ciklonit dhe meriton mbështetje, duke iu referuar nismave të PD për t’i ardhur në ndihmë prokurorisë speciale përmes amendamenteve të prezantuara në parlament.

“Në 2025-ën synimi jonë është jo thjesht rotacioni, por ndryshimi politik për vendin. Një qeveri e re, me një plan të qartë, ekonomik në rradhë të parë dhe për të trajtuar problemet që shqiptarët sot i shqetësojnë më shumë. Siç e thash familjet shqiptare, e ardhmja e rinisë shqiptare, shkollimi me qëllim punësimin e rinisë shqiptare me rroga dinjitoze në vendin e tyre, si kura e vetme për t’i dhënë fund shpopullimit dhe largimit të të rinjve. Pra, një program esencialisht i bazuar në nevojat e shqiptarëve.”- Tha Basha mbi ofertën e PD.

Komentet Basha i bëri në emisionin “Interview” me Mirela Milorin” në Euronews Albania, ku tha se partitë politike duhet të qëndrojnë larg drejtësisë dhe të japin mbështetje të plotë për sistemin gjyqësor. Basha tha gjithashtu se amendamentet e PD për SPAK nuk janë marrë parasysh në Kuvend, pasi sipas tij, ka një vullnet të mbrapsht për të frenuar punën e këtij institucioni.

SPAK është në syrin e ciklonit edhe për faktin se ka filluar të punojë dhe të japë rezultat dhe për këtë meriton mbështetje. Sigurisht nuk ka kartabianka për askënd, pritshmëritë janë të larta dhe kjo ndonjëherë kthehet në një kurth. Sepse arritje të mira por jo në lartësinë e pritshmërive mund të jenë të pamjaftueshme për të frenuar zhgënjimin popullor. SPAK është akoma në gjykimin e qytetarëve. Gëzon mbështetjen e tyre dhe duhet të gëzojë mbështetjen e tyre. Për ne si PD e rëndësishme është që SPAK t’i jepet mbështetje totale politike. Politika duhet të qëndrojë larg drejtësisë. Legjislativi ka për detyrë që ta mbështesë SPAK, GJKKO dhe BKH me gjithçka që kërkohet. Kjo është arsyeja që kemi çuan në Parlament propozimet tona. Por duket se nuk ka vullnet për të ndihmuar SPAK, por ka një vullnet të mbrapsht për ta frenduar SPAK. Kjo do të ishte me pasoja për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Basha.