Ballina Aktualitet Ligji i gjuhetisë ndryshon pas 12 vitesh, eksperti tregon rregullat e reja...

Ligji i gjuhetisë ndryshon pas 12 vitesh, eksperti tregon rregullat e reja dhe ndalesat

31
0

Pas 12 vitesh moratorium, ligji i ri për gjuetinë ndryshon thelbësisht mënyrën e menaxhimit, duke zhvendosur kompetencat nga pushteti qendror te njësitë vendore, me arsyetimin e afërsisë me territorin dhe mundësisë për kontrolle më të shpeshta në zonat e gjuetisë.

Megjithatë, eksperti i mjedisit Erald Xeka shprehet skeptik për zbatimin në nivel vendor.

Eksperti vlerëson si risi pozitive ndalimin e gjuetisë turistike, duke kujtuar se dëmet më të mëdha në faunë janë shkaktuar nga gjuetarët e huaj.

Ligji parashikon gjithashtu dhënien me qira të zonave të gjuetisë.

Në fokus mbetet edhe testimi i gjuetarëve, të cilët duhet të jenë mbi 25 vjeç dhe të kalojnë një test me minimumi 70%.

Ndërkohë, tarifat për gjahun e vrarë do të përcaktohen me akte nënligjore dhe do të kontrollohen nga menaxherët e zonave.

Hapja e gjuetisë nuk do të jetë automatike, por do të bëhet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin, të publikuar zyrtarisht.