Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë hyrë këtë të mërkurë në ditën e 34-të të protestave të tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.
Pavarësisht pranisë së forcave të shumta të policisë, rezistenca e tyre vijon, ndërsa punimet në resort nuk janë ndalur asnjë ditë.
Banorët theksojnë se nuk do ta lëshojnë pronën dhe janë të vendosur të luftojnë deri në fund.
Ata akuzojnë biznesmenin Ulaj se ka nisur ndërtimet me dhunë, duke cenuar të drejtën e komunitetit për pronën dhe ambientin e tyre.
Gjatë protestave, që tashmë kanë kaluar një muaj, ka pasur përplasje fizike dhe disa arrestime të banorëve, duke theksuar tensionin midis komunitetit dhe interesave private që mbështeten nga autoritetet.







