Ballina Politika Kodi Omerta/ Rama u dërgon mesazh Spiropalit dhe të tjerëve: Qepeni, sidomos...

Kodi Omerta/ Rama u dërgon mesazh Spiropalit dhe të tjerëve: Qepeni, sidomos me të huajt

364
0

Sot, Edi Rama doli hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut, duke mbrojtur indirekt veten e tij.

Ndërkohë, sipas mesazhit që u dha brenda radhëve të tij, deputetëve dhe zyrtarëve iu kërkua të mos flasin publikisht.

Në thelb, kryeministri duket se vendosi një rregull të pashkruar: heshtjen. Një lloj “Omerta” politike – kodi i heshtjes i mafies – që synon të mbyllë çdo debat apo zë kritik brenda shumicës.

Në vend të transparencës dhe përgjigjeve për publikun, u kërkua disiplinë dhe heshtje.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë: a është kjo mënyra për të përballuar përgjegjësinë publike?

A ishte ky një mesazh për Elisa Spiropalin dhe të tjerë, që nuk e kanë mbrojtur Ballukun në takimet me ndërkombëtarët?

Mbetet për t’u parë, por fakt është se Rama u tha të tijve se tani e tutje duhet të bëjnë vetëm një gjë: ta qepin.