Patronazhistët kanë nisur të habiten këto ditë pasi po shohin mes tyre Edi Ramën.
U bë kohë që ai po shkon nëpër disa takime me aktivistë dhe patronazhistë të përzgjedhur për t’u thënë se opozita është problemi më i madh i vendit.
I njëjti njeri, që kalonte nga forumi në forum, duke qëndruar më shumë në ajër me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk ka dalë jashtë vendit që kur mori ultimatumin nga Brukseli për çështjen e Ballukut.
Prej muajsh, ai ka nisur një ofensivë kundër opozitës, duke lëshuar llum nga goja.
“Molotovarët i kemi mbrapa, përpara kemi sfidat. Janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit nëpër Europë për të penguar sa të munden Shqipërinë. Këtë gjë nuk e them unë, e dëgjoj nga ata në Europë,” tha Rama sot përpara patronazhistëve në Vlorë.
Në fakt, Europa dhe Perëndimi jo vetëm po e izolon, duke mos i miratuar raportin IBAR, çka ka bllokuar efektivisht negociatat, por edhe e ka shpallur si autokrat elektoral.
Organizata prestigjioze V-Dem e përfshiu Shqipërinë e Edi Ramës në grupin e autokracive elektorale për herë të parë sivjet pas farsës elektorale të vitit 2025.
Sipas V-Dem, gjendja e demokracisë botë është kthyer si në vitin 1978.
Ndaj nuk është e habitshme kur thuhet se Edi Rama ka grumbulluar më shumë pushtet në dorë se paraardhësit e tij komunistë.
Historia përsëritet, thonë. Për vendin tonë po përsëritet në format më të këqija të sundimit.







