Ballina Aktualitet Ish-zv.ministrja e Brendshme i drejtohet Kushtetueses, kërkon rrëzimin e vendimeve për ndikim...

Ish-zv.ministrja e Brendshme i drejtohet Kushtetueses, kërkon rrëzimin e vendimeve për ndikim të paligjshëm

72
0

Ish zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda këmbëngul se është e pafajshme.

Më ketë argument i është drejtuar gjykatës Kushtetuese prej të cilës kërkon që kjo gjykatë të shpallë si antikushtetuese të gjitha vendimet e shkallëve më të ulëta përfshi edhe të kolegjit penal dhe ti shfuqizojë si të papajtueshëm.

E vënë nën hetim nga SPAK ish zv.ministrja e Brendshme u gjet fajtore sepse siç insistoi SPAK kishte marrë një arkë peshk dhe një mijë euro për të punësuar Florinda Beun.

Gjithsesi nga fashikujt rezultoi se punësimi nuk kishte ndodhur, ndërsa SPAK vendosi nën akuzë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.