Ballina Kronika Ja ndryshimet e para/ I sapozgjedhur Drejtor i Përgjithshëm, Hita nis lëvizjet...

Ja ndryshimet e para/ I sapozgjedhur Drejtor i Përgjithshëm, Hita nis lëvizjet në polici

155
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita nuk ka pritur gjatë, por ka nisur lëvizjet e para të drejtuesve.

Siç mësohet, ai ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë. Në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj.

Po ashtu, edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë.

Ndërkohë, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni.