Zëvendëskryeministri parë, njëherësh dhe ministër i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ishte pjesë e panelit të diskutimit në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë.
Teksa ka mbajtur diskutimin e tij, Konjufca nuk ka lënë pa shfryrë edhe “tullumbacen” pompoze të Ramës për ta përdorur diasporën si dekor propagandistik për interesa peronale.
Ministri i Jashtëm i Kosovës kë theksuar se, “e kemi kaluar fazën folklorike të dimensionit të identitetit shqiptar”.
Sipas tij duhet të krijohen ombrella të përbashkëta të organizatave dhe shoqatave shqiptare në shtetet e rajonit.
Konjufca deklaron se duhet lidhur mërgata me vendin.
Që një emigrant të kthehet në atdhe duhet më shumë se sa emocioni i të qënit shqiptar, shteti duhet t’i sigurojë kushte për të investuar, për të jetuar në vend.
“Është shumë me rëndësi rrjetëzimi i mërgatës është shumë projekt i rëndësishëm. Ne duhet të krijojmë ombrella të përbashkëta të organizatave dhe shoqatave shqiptare. Është shumë në rregull çfarë bëjnë ato, nëse duhet ta ngrejmë politizimin e mërgatës në pjesën pozitive në kuptimin e shtetit, duhet ta përfshijmë mërgatën tonë. Duhet ta lidhim mërgatën me vendin. E kemi kaluara fazën folklorike të dimensionit të identitetit shqiptar.
Për tu kthyer këtu duhet diçka shtesë përveç emocionit të qënit shqiptar ajo të bën vizitor një herë në vit por për të parë një prespektivë dikush që ka 30 vite që jeton në SHBA dhe do të kthehet në Shqipëri. Duhet diçka më shumë. Duhet të zbulojmë së bashku. Kosova e ka një garanci kreditore për ata që duan të investojnë në Kosovë, shteti bëhet garantues që paratë e tyre të mos humbin”, tha Konjufca.







