Ballina Aktualitet 1200 metra katrorë, zbulohet kështjella 2.6 milionë euroshe e Ermal Beqirit në...

1200 metra katrorë, zbulohet kështjella 2.6 milionë euroshe e Ermal Beqirit në Francë

236
0

Kjo që shihni në foton e mësipërme dyshohet të jetë kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit, për të cilën SPAK, përmes një njotimi zyrtar bëri të ditur se kërkon sekuestrimin. Kështjella ashtu siç e përcaktoi edhe SPAK ndodhet në në Oise, dhe në faqen e saj zyrtare te hapësira e njotimit ligjor shfaqet emri i Ermal Beqirit.

Po në faqen zyrtare jepet informacion në lidhje me kështjellën në fjalë ku shkruhet: “Château d’Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”

Më 30 dhjetor të 2024-ës, kjo kështejllë u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise

Kjo kështjellë sipas informacioneve të dhëna për të është ndëruar në “stilin e Luigjit XIII, u ngrit në fund të shekullit XVI dhe u rindërtua në mënyrë identike në vitin 1840 nga konti i ri Archambault de Combauld de Bourbon.” Në total ka një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë, dhe shërben edhe si një hotel ku mund të rezervohen dhomat apo suitat që përmban.