Ballina Kronika Vrau 48-vjeçarin në Fushë-Krujë, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin

Vrau 48-vjeçarin në Fushë-Krujë, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin

91
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçarin Eduart Afmataj, i cili vrau me armë zjarri 48-vjeçarin Artur Cangu më 10 prill në fshatin Vrion, në Nikël të Fushë-Krujës.

Afmataj u arrestua vetëm disa orë më vonë në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur.

Referuar dinamikës së krimit, burime për mediat, thanë se 48-vjeçari Artur Cangu kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Vrion dhe kishte parkuar makinën në rrugë.

Afmataj, i ka kërkuar ta lëvizë mjetin me pretendimin se i kishte zënë rrugën, dhe pas debatit, dyshohet se ka marrë çiften duke e qëlluar për vdekje.

Por konfliktet mes tyre ishin më të hershme, prej të paktën 2 vitesh, lidhur me pronësinë e një sipërfaqeje toke. 33-vjeçari Eduart Afmataj, ishte dhëndër në fisin e viktimës.