Ballina Kronika Pogradec/ Porositi djegien e 2 makinave, në pranga 38-vjeçari

Pogradec/ Porositi djegien e 2 makinave, në pranga 38-vjeçari

73
0

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia për djegien e dy makinave në qytetin e Pogradecit- njëra prej ngjarjeve e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar dhe tjetra në shkurt të këtij viti.

Eno Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.

Ai gjithashtu është akuzuar më parë si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në banesën ku kap 38-vjeçari blutë gjetën edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

“Strukturat e DVP Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogj automjeti i një shtetasi, në bazë të informacioneve të sigururara në rrugë policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.

Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap ky shtetas, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.