Ballina Opinion Welcome to the jungle!

Welcome to the jungle!

82
0

Nga Edvin Kulluri

“Nxemja” në arenën e përplasjes së madhe mes SHBA dhe aleatëve të vetë e vëndeve udhëheqëse të BRICS në krahun tjetër, duket se po mbaron për ti hapur rrugë përplasjes së hapur të paktën diplomatike. Pas 3 vitesh konfliktesh lokale nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme, konflikti i dytë duket se po nxjerr në sipërfaqe arsyet e vërteta që fshihen pas agresivitetit rus në kufijtë lindorë të Evropës dhe trazirave që ka shkaktuar Irani më së paku që nga 7 tetori i 2023 përmes levave të veta Hammas, Hezbollah dhe Houthi.

E thënë dhe më parë, tashmë është e qartë se pas trazimit të ujrave ndërkombëtare, qëndron pikërisht ambicia e shtuar e Kinës për tu shndërruar nga fuqi rajonale në një fuqi globale ekuivalente me SHBA. Diku përmes mbështetjes ekonomiko-ushtarake ndaj Koresë së Veriut, diku tjetër përmes deklaratave të përbashkëta me Rusinë për një rend të ri boteror multipolar, pak më vonë me marrëdhëniet speciale me Venezuelën dhe Iranin, e në mënyrë më të strukturuar me krijimin e BRICS-it. BRICS-i si një platformë jo qartësisht si një organizatë ndërkomëtare e mirëfilltë e ngjashme me G-7 apo NATO-s, por pak nga të gjitha.

E sidomos në rrafshin ekonomik e financiar përmes ambicies për të zëvendësuar Dollarin amerikan me YEN-in kinez si monedhën kryesore të shkëmbimeve tregtare apo bankare në nivel global, Kina ka shfaqur hapur ambicien e vetë historike. Historike për shkak se kurrë në rrugëtimin e saj nuk ka provuar të sillet si perandori dominuese në rang botëror si fjala vjen perandoritë Mongole, Perse, Osmane, Angleze apo dhe ajo Romake sa për të cituar disa prej tyre.

Por në këtë gjullurdi që deri tani ka prodhuar më shumë mesazhe sesa qëndrime të qarta deklarative, pikërisht ditën e djeshme deklarata e Republikës Popullore Kineze për mbrojtjen e anijeve të saj tregtare në Ngushticën e Hormuzit nga bllokada e paralajmëruar amerikane, duket se ndryshoi përfundismisht komunikimin e saj. Komunikim si antagoniste dhe jo si rivale e spektatore apo nxitëse, ç’ka ka lënë të kuptohet deri më tani. Ç’ka do të thotë se në nivel retorike, durimit kinez i paska ardhur fundi. Por për hir të së vërtetës, psikologjikisht kjo sjelljë përmban një hile jo të parëndësishme. Sepse nëse vetë Kina ka angazhuar ashtu nëpër jerm një sërë iniciativash dhe vendesh në një sfidë ndaj rendit botëror unilateral të udhëhequr nga SHBA, tashmë po luan kartën e viktimës sipas së cilës po vetëmbrohet legjitimisht. Kjo është sjellje tipike lindore e stilit “hidh gurin e fshih dorën”, ndërkohë që SHBA si fuqi demokratike vazhdon të ushtrojë diplomaci të hapur në mjete e qëllime. Rrofte sinqeriteti! Të paktën kjo duhet pranuar dhe nga nga rivalët e SHBA-ve.

Por çështja është se vendimi I SHBA-ve për bllokadë në Hormuz, është një vendim që vjen pas sjellje refuzuese të Iranit për ta trajtuar këtë rrugë-kalim strategjik si cështje shumëpalëshe, e jo si diktat I një vendi që përvec shantazhit nuk ka realisht mjete të tjera. Pasi forcën e treguan këto 4 javë luftë, ku gomonet iraniane e kanë të pamundur të ndeshen me fregatat amerikane. Apo dronët e raketat balistike interceptohen në masën 85-90%, ndërkohë që ato amerikano-izrealite fluturojnë mbi Iran lirshëm si një qiell pa Zot! Përgjigja “flakë për flakë” e Trump për të bllokuar Hormuzin acaroi Kinën që pas humbjes së aksesit në naftën e Venezuelës, tashmë rrezikon edhe atë Iraniane, ç’ka do krijonte problem të madh për ekonominë e saj prodhuese ashtu si edhe për kosnumatorët. Pa energji nuk para! Këtë e dijnë të gjithë, pikësëpari SHBA-të që gëzojnë luksin e një pavarësie energjitike për të paktën 50 vitet e ardhshme.

E pra Kina e gjëndur në pozicion “shah-mat” në një lojë shahu që e nisi vetë por me duart e të tjerëve, tashmë doli hapur në një deklaratë nervoze. Por nëse mbetet vetëm deklaratë është një çështje. Por nëse dërgon anijet e saja luftarake për t’ju kundërvënë bllokadës amerikane, loja shndërrohet në formën tjetër të diplomacisë. Luftën me armë e jo me fjalë. Çështja që shtrohet është: a është e gatshme Kina ta bëjë këtë? Dyshimet janë të mëdha. Pasi në fakt, megjithëse e kanë provokuar vetë këtë përpasje titanësh sic u theksua në hyrje të shkrimit, një gjë është të deklarohesh titan e tjetër është të jesh. Koha ka treguar se kur Hrushovi që drejtonte as më shumë e as më pak por Bashkimin Sovjetik nisi raketat balistike në Kubë në 1961, bëri prapakthehu për shkak të keqllogaritjeve ushtarake por edhe më tej. Dhe gaboi pikërisht sepse sillej si një udhëheqës tipik diktatorial që mori një vendim politico-ushtarak të nxituar e të pa këshilluar me ushtarakët apo bashkëpunëtoret e tij politikë. Dhe një provë për një Kinë më shumë retorike sesa luftuese e kemi me Tajvanin, që mes kërcënimeve vazhdon të jetë i pavarur aq sa dhe i panjohur ndërkombëtarisht.

Ja pra që në pak vite arritëm në pikën e djeshme që pavarësisht nga dramaciteti I deklaratave dhe qëndrimeve, sërish na vë përpara shumë e shumë dyshimeve të mëdha të tipit: a është BRICS një aleancë politiko-ekonomiko-ushtarake me qëllime të njëjta dhe po aq të vendosura? Gjasat janë që jo. Mjafton të verifikohet paqartësia e Indisë në skakieërn globale dhe rajonale sidomos në rastin e konfktit SHBA-Izrael-Iran. Ndaj dhe retorika kineze jo domosdoshmërisht do të përkthehet në veprime të pakthyeshme. Koha natyrisht që do vërtetojë se cilat pandehma do avancojnë në rrafshin konkret, e deri atëherë duhet pritur sa me durim, por po aq dhe shqetësimin se kohët e qeta të pas Luftës së Ftohtë tashmë kanë mbaruar.