Ballina Politika Ambasadorët e vendeve të BE takim me dy deputetë të PD, zbardhen...

Ambasadorët e vendeve të BE takim me dy deputetë të PD, zbardhen porositë

105
0

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato dhe ambasadorët e tjerë të huaj në Tiranë kanë zhvilluar një takim me deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi.

Reagimi:

Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së, zhvillova një diskutim të hapur dhe të sinqertë me ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së në Shqipëri, si edhe me znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem mendime mbi reforma kyçe që kërkojnë mbështetje dypartiake, si reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, si edhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si edhe konsultimet kuptimplota me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në të mirë të qytetarëve të saj.