Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në qarkun e Beratit, ka deklaruar se Rama mashtron për subvencionin e naftës duke thënë se në Evropë nuk ofrohet.
Berisha iu referua një takimi të kryeministrit në Lushnjë, ku tha se Rama gënjeu duke mos treguar se nuk ka vend në Evropë që e ofron subvencionin e naftës.
“E pashë që i fliste socialistit sikur ti fliste lopëve e mushkave në stallë dhe që jeton me djersën e tij. Punon e zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës dhe ky kryeministër shkon e mashtron në mënyrën më të paturpshme”, tha Berisha.
Sali Berisha:
Të dashur fermerë të Beratit, të Kuçovës, të kësaj zone, njerëz punëtorë. Së pari, dua të shpreh nderimin dhe respektin tim më të madh për ju.
I dashur Eno, Zia, të dashur drejtues të Partisë Demokratike, i dashur Gjok. Kam ardhur sot këtu me një ndjenjë revolte të thellë, t’ju them të vërtetën, në shpirt, mbasi vetëm pesë ditë më parë, ai që meriton çdo epitet, por ne nuk prishim gojë, i thoshte në Lushnje fermerit se në Europë nuk subvencionohet më nafta. Ka ikur ajo. Në një kohë kur, në mënyrë absolute, nuk ka vend në Europë që nuk subvencionon naftën.
E pashë aty, ai i fliste atij socialistit sikur t’i fliste lopëve apo mushkave të tij në stallë dhe jo një qytetari, i cili, nuk e di se ç’po fermer mund të ishte, dhe që jeton me djersën e tij, punon, zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës.
Dhe ky kryeministër shkon edhe mashtron në mënyrën më të paturpshme. Në Europë nuk ka më tani, nuk subvencionohet nafta. Në një kohë kur, edhe njëherë jua them, në Europë nuk ka asnjë vend që nuk subvencionon naftën e fermerëve.
Përsëri fliste, thashë dhe një herë, unë shpreh, pavarësisht se ai socialist dhe dua t’ia, po shpreh nderim për këtë, sepse ai në fund i ngriti një problem në emër të të gjithë fermerëve. Dhe thoshte, jo. Ti i thoshte, do të sjellësh atë faturën, thoshte, dhe të marrësh 10%. Për të treguar që është një fyerje e vërtetë, më falni për shprehjen.
Ajo fatura e 10%-it, ajo s’ka asnjë lidhje me naftën. Ajo ka lidhje me TVSH-në. Ajo janë gjë krejt tjetër. Janë të palidhura. Kurse ky i thoshte tani, për të marrë ti naftën, njëri i thoshte që në Europë s’jep kush. Pastaj i thoshte se, për të marrë atë, sill atë faturën ti e do marrësh 10%. Po pse, domethënë, një, ai tregonte një përçmim ndaj atyre njerëzve që derdhin më shumë se të gjithë shqiptarët lumenj djerse, nga mëngjesi gjer në darkë.
Askush nuk e ka fitimin me më mund sesa fermeri. Askush, askush në fermën, në ndërmarrjen e vet, siç është ferma, nuk është më i kërcënuar nga një kompleks faktorësh sesa ç’është fermeri. Dhe ky tani, dhe ky tani merr një vendim, merr një vendim në një moment kur nafta ka kap atë çmim saqë punimi i tokës bëhet i paleverdishëm.
Gjatë pushtimit serb të Kosovës, në vitet e fundit, u rrit çmimi i naftës. Kosova mbeti djerrë, masivisht. Dhe unë e diskutoja vazhdimisht me Ibrahim Rugovën dhe me kryeministrin e asaj kohe, ajo ishte në pushtim. Në qoftë se ka një gjë që e lë tokën djerrë, se nuk e zëvendëson parmenda traktorin tani. S’mund ta zëvendësojë.
Ajo mund të bëjë, dhe ky, në vend që të bënte atë që po bën çdo kryeministër në Europë, Gjermania para tre javësh e rriti, e dyfishoi subvencionimin e naftës. Dhe përsëri ka ndërhyrë sot. Përsëri ka ndërhyrë sot. sepse përndryshe fermerët falimentojnë.







