Ballina Sport “Ndaj Bayern si finale për ne”, Bellingham: Ose gjithçka ose asgjë, ky...

“Ndaj Bayern si finale për ne”, Bellingham: Ose gjithçka ose asgjë, ky është mentaliteti i Realit

87
0

Real Madrid synon që të përmbysë Bayern në Champions, pas humbjes 1-2 në ndeshjen e parë. Para takimit të kthimit, mesfushori i Los Blancos, Bellingham doli në konferencë.

“Kemi shumë gjëra në lojë dhe duhet të luajmë mirë. Është një finale për ne. Ose gjithçka ose asgjë, ky është mentaliteti ynë. Nuk do të fshihemi”.

“Bayern gjithmonë garon në nivelin më të lartë. Kam luajtur këtu me Dortmundin dhe kujtimet e mia nuk janë aq pozitive. Shumë intensitet, një trajner i shkëlqyer, ka shumë arsye pse janë të fortë”.

Bellingham, për Harry Kane: “Ai është një lojtar fantastik. Mendoj se ata do ta fitojnë Bundesligën, edhe pse më dhemb për shkak të vëllait tim(mesfushorit të Dortmundit, Jobe Bellingham). Është një nder të luaj me të në ekipin kombëtar, ai ka treguar sa i mirë është. Shpresoj që të mos shfaqet nesër, ose që të dimë si ta ndalojmë”.