Ballina Europë Britania e Madhe do t’i ofrojë Ukrainës 120 mijë dronë, paketa më...

Britania e Madhe do t’i ofrojë Ukrainës 120 mijë dronë, paketa më e madhe ndonjëherë

97
0

Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës 120,000 dronë këtë vit, tha qeveria britanike në një deklaratë.

“Paketa e re, më e madhja e këtij lloji e furnizuar ndonjëherë nga Mbretëria e Bashkuar, do të përfshijë mijëra dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, dronë inteligjence dhe zbulimi, dronë logjistikë dhe aftësi detare, të cilat janë të gjitha të provuara në betejë në vijën e parë të frontit të Ukrainës. Dërgesat e këtyre dronëve të rinj në Ukrainë kanë filluar tashmë këtë muaj”, thuhet në deklaratë.

Qeveria britanike theksoi se dronët do të prodhoheshin nga “kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Tekever, Windracers dhe Malloy Aeronautics – duke krijuar vende të reja pune në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që mbrojnë sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Sipas qeverisë, prodhimi i dronëve është pjesë e programit të mbështetjes ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, me vlerë tre miliardë paund (4 miliardë dollarë).