Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kelafonias në Greqi. Tre të rinj, mes tyre një shqiptar dyshohet se kanë droguar një 19-vjeçare deri në mbidozë, çka i ka shkaktuar asaj vdekjen prej sulmit në zemër.
Tre autoret janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të paqëllimshme. Dyshimet e hetuesvejanë se të rinjtë kanë frekuentuar një hotel në Kelafonia, teksa në dhomë ata kanë konsumuar edhe drogë.
Kamerat kanë pikasur të rinjtë duke dalë nga hoteli, ku dallohet qartë se viktima ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Tre të rinjtë e kanë braktisur vajzën në shesh, për të lajmëruar më pas shoqen e saj mbi vendndodhjen.
Për të fshehur provat, ata e pastruan dhomën dhe fshehën celularin e të resë, e cila pak pas qëndrimit në shesh ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Ngjarja i është referuar prokurorisë dhe në ditët në vijim tre autorët pritet të njihen me akuzat.







