Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, së bashku me Erald Kaprin, zhvilloi një takim me sekretaren e përgjithshme të PPE-së, Dolors Montserrat. Përmes një postimi në Facebook, Shehaj bëri të ditur se në këtë takim ndau qëndrimin e Partisë Mundësia në mbrojtje të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.
“Në Bruksel, bashkë me Erald Kaprin, zhvilluam një takim me sekretaren e përgjithshme të PPE-së, Dolors Montserrat.
Ndamë me znj. Montserrat qëndrimin tonë në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne besojmë se fundi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe për integrimin në Bashkim Europian” – shkroi Agron Shehaj në Facebook.







