Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku u dogj fasada e një pallati 12 katësh dhe rezultoi se 30 banesa janë shkrumbuar totalisht, duke e lidhur me aksionin e sotëm të SPAK, të trumbetuar për urdhër-arreste të ‘mëdha’.
Në postimin e tij në Facebook, Dervishi thekson se ‘lajm dite është dhe duhet të jetë djegia e pallatit, hetimet e munguara, inspektimet e bllokuara, standartet e harruara dhe fasadat vdekjeprurëse…’, por gjithashtu ironizon se ‘këtë lajm mund ta “zëvendësojë” vetëm djegia e një pallati tjetër’.
Postimi i plotë:
Nuk janë lajm dite urdhër arrestet e “mëdha” për trafikun.
Lajm dite është dhe duhet të jetë djegia e pallatit. Hetimet e munguara, inspektimet e bllokuara, standartet e harruara dhe fasadat vdekjeprurëse…
Këtë lajm mund ta “zëvendësojë” vetëm djegia e një pallati tjetër…







