Me dhjetëra e qindra media amerikane kanë raportuar se ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Për shumë media, lajmi është pritur me ironi.
Adams ishte akuzuar për korrupsion, por falë manovrave politike i shpëtoi akuzave. Ndërkohë stafi i tij i ngushtë është duke u përballur me akuza të rënda për korrupsion.
Adams udhëtoi në Shqipëri para disa muajsh dhe mediat amerikane e quajtën skandaloz faktin se shpenzimet e udhëtimit ishin paguar nga qeveria shqiptare.
Sipas këtyre medieve, Adams kishte diskutuar me Edi Ramën për çështje biznesi dhe turizmi.
Ndërkohë Adams u rishfaq tani duke marrë pasaportën shqiptare dhe u bë ‘ylli’ i një samiti për diasporën ku vetëm diaspora nuk dëgjohej, po sallat mbusheshin me patronazhistë.
Kurse sot, Edi Rama bëri një postim ku shkruan se askush nuk e kishte imagjinuar se ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do bëhej shqiptar.
“Bota përmbys. Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush,” shkruan Rama.
E kush e kishte imagjinuar që një i akuzuar për korrupsion do bëhej shqiptar (?)







