Ballina Lifestyle “Ajo më shkatërroi jetën”, rrëfehet Princi Harry: Nuk e doja rolin mbretëror...

“Ajo më shkatërroi jetën”, rrëfehet Princi Harry: Nuk e doja rolin mbretëror pas vdekjes së nënës sime!

69
0

Princi Harry ka rrëfyer dhimbjen që ka përjetuar pas humbjes së nënës së tij, Princeshës Diana, gjatë një fjalimi emocional në Australi, në një aktivitet për shëndetin mendor.

Duka i Sussex-it ishte folës kryesor në “InterEdge Summit” në Melbourne, ku ndau përjetime personale mbi pikëllimin dhe presionin e jetës publike.

“Në përvojën time, humbja është çorientuese në çdo moshë. Pikëllimi nuk zhduket sepse e injorojmë. Të përjetosh këtë si fëmijë, ndërsa je në një akuarium me peshq të kuq nën mbikëqyrje të vazhdueshme, po, kjo do të ketë sfidat e veta. Dhe pa qëllim, mund të të thyejë”, u shpreh Princi Harry.

Harry shtoi: “Ka pasur shumë herë kur jam ndjerë i mbingarkuar. Herë kur jam ndjerë i humbur, i tradhtuar ose plotësisht i pafuqishëm.”

Ai foli edhe për momentet pas vdekjes së nënës së tij: “Nuk e doja këtë punë, nuk e doja këtë rol… nuk më pëlqente drejtimi që po merrte jeta ime. Kjo e vrau nënën time dhe për vite me radhë u shmanga nga gjithçka.”

Më vonë ai tha se mendimi i tij ndryshoi: “Si do ta shfrytëzonte dikush tjetër këtë platformë për të bërë ndryshim në botë? Dhe çfarë do të donte nëna ime të bëja?”

Harry theksoi gjithashtu rëndësinë e shëndetit mendor: “Për mua, një nga ndryshimet më të mëdha ka qenë kur kuptova se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por forcë.”