Stausi
Teksa pashë këtë postim , u ndjeva mirë me veten , intuita e krijuar me eksperiencën nuk më gënjeu….
Kur fjalimi fillon “kam tre universitete edhe dy specializime”, apo “djali im ka mbaruar shkollën aty edhe atje” nuk është më çështje vullneti për të kontribuar , por nevojë ta shpallur veten djalin a vajzën të diferencuar , ndryshe nga të gjithë të tjerët që mbijetojnë çdo ditë brenda këtyre kufijve.
Duke u vet shpallur i diferencuar , një e-mail pavarësisht nevojës së pritësit duhet të konsiderohet, oferta pavarësisht nëse përmbushë ndonjë nevojë imediate apo të së ardhmes nuk mund të hidhet poshtë .
Por çdo qëndrim që vjen i paketuar me ambalazhin “njerëz njerëz admiromëni” , është shumë i thjeshtë për t’u shkatërruar brenda natës.
Mjafton një begenisje e vogël nga pushteti, apo një kontratë nga agjencia shtetërore që emri nuk ja përmend në përmbushje të parimeve të larta etike, edhe zbulohet sa hap e mbyll sytë qëllimi i vërtetë i qëndrimit patriotik .
Duke u përpjekur për Shqipërinë mezi rregullova diçka për vete!







