Ballina Kronika Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

69
0

Ndërron jetë një person në Maliq. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në këtë zonë, u gjet i pajetë në rrugë.

Mësuesi me iniciale A.B. ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan,. Pas procesit mësimor, rrugës për tek makina, mësuesi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Korçës pas disa orësh për shkak të distancës së largët dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, ndërsa policia po kryhen veprimet për rastin.