Ballina Politika Salianji bën denoncimin e fortë: PD duhejt të ishte gardh te pallati...

Salianji bën denoncimin e fortë: PD duhejt të ishte gardh te pallati i djegur, por Berisha ka hallin e Armando Lilës!

81
0

Ervin Salianji përmes një postimi ka denoncuar se PD heshti për pallatin e djegur sepse lideri i saj, ka hallin e biznesmenit Armand Lilo dhe është i kapur.

“Heshtja është bashkëfajësi”, shkruan ndër të tjera Salianji.

Postimi
Një Parti Demokratike me lidership të pakapur nuk do rrinte duke bërë analiza ne Berat. Do ishte sot gardh te pallati i djegur në mes të Tiranës! Aty është modeli i babëzisë korruptive të Ramës që sjell pasoja fatale për jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve!

Aty është skena e krimit. Aty është prova e gjallë e babëzisë për fitim të shpejtë, betonit pa plan, ndërtimeve pa cilësi, lejeve pa hesap, materialeve pa kontroll dhe korrupsionit që ka marrë peng jetën e qytetarëve. Por jo… lidershipi i sotëm i PD-së ka halle të tjera. Ka merak për Armand Lilon.

Po, për atë që ka ndërtuar gjysmën e Tiranës, për atë që bëri 4 kate pa leje në mes të kryeqytetit dhe ligji nuk guxoi ta prekë.
Po, për atë që është simbol i lidhjes së pisët mes pushtetit dhe parasë.

Kur digjen pallatet dhe rrezikohen jetët e qytetarëve, nuk ka vend për heshtje.
Heshtja është bashkëfajësi dhe le dyshime të forta për ortakëri me qeverinë, prandaj duhet ndryshim!