Ballina Politika ‘Si mund te jeni kaq fëlliqsira’ – Korreshi i përgjigjet ministres së...

‘Si mund te jeni kaq fëlliqsira’ – Korreshi i përgjigjet ministres së Shëndetësisë, rendit Ilaçet që mungojnë

72
0

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila deklaroi se spitali i Lushnjes funksionon normalisht, nuk ka mungesa materialesh.

Në reagimin e tij në Facebook, Korreshi ka renditur një sërë medikamentesh që mungojnë në spital. Gjithashtu ai thekson se një pjesë të ilaçeve pacientët detyrohen që t’i blejnë sepse spitali nuk ua mundëson.

Ministria e Shendetesise paska reaguar!
O Zot!!
Po si mund te jeni kaq felliqsira.
Mungojne keto medikamente :
1. Paracetamoli intravenoz ( temperature e larte , dhimbje) . ( ndjehet me shume mungesa te urgjenca e te rriturve edhe pediatrise )
2. omeprazoli intravenoz ( dhimbje stomaku)
3. Tramadol ampule (dhimbje)
4. Diklofenak ampule ( dhimbje )
5. Buskopan ampule ( per dhimbje barku)
6. Prometazine ampule ( per alergji )
7. Amiodarone ampule ( per rrahje te larta zemre )
8. Vigonat ( mungojne disa here gjate vitit , shumicen e kohes ne pediatri )
9. Serumet ringer ( mungojne shumicen e kohes ne repartin e maternitetit dhe urgjences te te rriturve)
10. Antibiotiku levofloksacine intravenoze (mungon shumicen e kohes ne repartin e kirurgjise, infektiv )
11. Antibiotiku amikacine ( mungon shumicen e kohes ne repartin e pediatrise)
12. ⁠Antibiotiku ceftriakson intravenoz , mungon aktualisht ne pediatri .Femijet e shtruar qe e kane terapi ne mjekim duhet ta blejne sepse spitali nuk ja mundeson sepse shpesh here i del mungese edhe i detyrojne mjeket te bejne terapi me antibiotike te tjere kur realisht i duhet ky lloj. Mungon edhe ne pavionin e infektivit ku eshte i domosdoshem per trajtimin e shume diagnozave te ndryshme.
13. Nuk ka shiringa 2 ml , 5 ml , aminofiline , asnje lloj antipiretiku ne pediatri.
Per te tjerat neser ne Spital takohemi.

Në reagimin e paradites së sotme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se disa deklaratave të bëra sot në Kuvend nuk pasqyrojnë situatën reale në Spitalin e Lushnjes.

Në reagimin zyrtar theksohet se spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, çka ka sjellë riorganizime të përkohshme të shërbimeve, por pa ndërprerë asnjë prej tyre për qytetarët.

Ndërkohë evidenton se spitali të paktën ka pambuk e alkool

“Nuk ka mungesë të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt. Asnjë shërbim nuk është ndërprerë. Shërbimi gjinekologjik është riorganizuar përkohësisht brenda spitalit. Mamografia është funksionale,” thuhet në deklaratë.