Ballina Politika Braçe merr në pyetje ministrat: Kam kërkuar 4 interpelanca për cilësinë e...

Braçe merr në pyetje ministrat: Kam kërkuar 4 interpelanca për cilësinë e ndërtimeve, zjarrfikëset, dhe…

75
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë të ditur se ka kërkuar katër interpelanca në Kuvend me ministra të ndryshëm, duke vënë në fokus disa çështje me rëndësi publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thekson se interpelancat lidhen me katër problematika kryesore: cilësinë dhe sigurinë e materialeve të përdorura në ndërtimin e banesave dhe godinave publike, situatën dhe kushtet e punës së zjarrfikësve, trajtimin e kafshëve të braktisura nga bashkitë, si dhe çështjen e ujërave të ndotura në Tiranë dhe mënyrën e trajtimit të tyre përfundimtar.

Ai thekson se qëllimi është përballja me faktet dhe argumentet, me synimin për të gjetur zgjidhje që përmirësojnë situatën në këto çështje që janë të ndejshme për qytetarët.

Postimi i Erion Braçes:

“Katër interpelanca me ministrat përballë:

E para, për cilësinë e sigurinë e materialeve që përdoren në ndërtimin e banesave, njësive të shërbimit dhe godinave publike të shërbimeve jetike, arsimore e shëndetësore;

E dyta, për zjarrfikësit, punën e statusin e tyre, shërbimin zjarrfikës dhe hallet e tij;

E treta, për kafshët shoqëruese, të braktisura dhe mënyrën e trajtimit të tyre për bashkitë, kontrollin mbi trajtimin e sigurinë e tyre;

E katërta, për ujërat e ndotura të Tiranës dhe trajtimin e tyre përfundimtar.

Përballemi me faktet, argumentet dhe të gjejmë zgjidhje që përmirësojnë!”, shprehet Braçe.