Aktorja e njohur hollivudiane, Demi Moore, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa mori pjesë në një shfaqje të projektit “Landman”.
Në moshën 63-vjeçare, ajo u shfaq me një pamje të kuruar deri në detaje, duke vënë në pah fytyrën e saj të tendosur dhe linjat elegante. Moore kishte zgjedhur një kombinim mjaft stil: një fund me print leopardi që i jepte një prekje të guximshme paraqitjes, i kombinuar me një bluzë me jakë të rrumbullakët, që theksonte elegancën klasike.
Paraqitja e saj u komentua gjerësisht, me shumë fansa që vlerësuan formën e saj fizike dhe stilin që sfidon moshën. Aktorja vazhdon të dëshmojë se mbetet një ikonë e bukurisë dhe modës, duke u shfaqur gjithmonë me vetëbesim në evente të rëndësishme të industrisë së filmit.
Eventi në fjalë mblodhi shumë emra të njohur të kinematografisë, ndërsa prania e Demi Moore ishte padyshim një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.







