Pep Guardiola e ka cilësuar ndeshjen në shtëpi të Manchester Cityt kundër Arsenalit të dielën si një “finale” që duhet fituar patjetër në garën për titullin e Ligës Premier.
Me Arsenalin që aktualisht ka gjashtë pikë epërsi dhe Cityn që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, Guardiola e di që fitorja në Etihad është thelbësore për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titull përpara se të hyjnë në fazën e fundit.
“Padyshim. Nëse humbasim, ka mbaruar”, tha fillimisht trajneri i Cityt në konferencën për shtyp të ditës së sotme (e premte).
Manchester City triumfon bindshëm ndaj Chelseas, rikthen fuqishëm garën e titullit në Ligën Premier
Guardiola pranoi gabimin e fundit të Arsenalit, duke vënë në dukje se ata dështuan të fitonin në Bournemouth, por theksoi se të dyja ekipet ende kanë shumë mundësi për të luajtur.
“Dy rezultatet e tjera, duke ditur që Arsenali nuk fitoi në Bournemouth, ende kemi ndeshje për të luajtur. Gjashtë ndeshje janë shumë”, perfundoi Guardiola.







