Ballina Sport ​Infantino zbulon risinë historike për finalen e Botërorit 2026

​Infantino zbulon risinë historike për finalen e Botërorit 2026

52
0

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar një risi historike për finalen e Kupws sw Botws 2026, duke konfirmuar se për herë të parë do të organizohet një shfaqje muzikore në pushimin e pjesës së parë.

Vendimi u bë publik gjatë një fjalimi në Samitin Botëror të Ekonomisë në Uashington, ku Infantino theksoi se finalja e 19 korrikut do të zhvillohet në MetLife Stadium dhe do të shoqërohet me një spektakël të madh artistik. Ai bëri të ditur se grupi britanik Coldplay dhe vokalisti Chris Martin do të jenë të përfshirë në kurimin e performancës, ndërsa emrat e artistëve ende nuk janë zbuluar.

Kreu i FIFA-s shtoi se kjo shfaqje pritet të jetë ndër më të mëdhatë në botë, duke ndjekur modelin e eventeve të njohura si spektakli i pushimit të pjesës së parë në Super Bowl. Ai premtoi pjesëmarrjen e shumë figurave të njohura nga sporti dhe showbiz-i gjatë turneut që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Megjithatë, iniciativa të tilla kanë hasur më parë reagime të përziera në futboll. Një shembull është finalja e DFB-Pokal Final 2017, ku performanca e këngëtares Helene Fischer u prit me fishkëllima nga tifozët. Pavarësisht kësaj, FIFA synon që me këtë risi të rrisë edhe më shumë atraktivitetin global të finales së Kupës së Botës.