Kim Kardashian ka ngjallur sërish spekulime për jetën e saj sentimentale, këtë herë duke e lidhur emrin e saj me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Ylli i reality show dhe themeluesja e SKIMS publikoi një “photo dump” nga festivali Coachella, ku mes imazheve vihej re një foto që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave: ajo shihet e ulur në prehrin e një mashkulli në një golf cart.
Edhe pse fytyra e tij nuk duket, ndjekësit në rrjete sociale kanë nxituar të hamendësojnë se bëhet fjalë pikërisht për Hamilton, duke u bazuar në tatuazhet në dorë.
Kim dhe Hamilton janë parë së bashku gjatë fundjavës së festivalit në Coachella, ku morën pjesë edhe në performancën kryesore të Justin Bieber.
As Kim Kardashian dhe as Lewis Hamilton nuk kanë konfirmuar ende ndonjë marrëdhënie romantike, por paraqitjet e tyre të përbashkëta kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet në mediat sociale dhe tabloidet ndërkombëtare.







