Ballina Kronika Qarkullonte i armatosur, shkodrani arrestohet te “Qafa e Kasharit”, në pranga edhe...

Qarkullonte i armatosur, shkodrani arrestohet te “Qafa e Kasharit”, në pranga edhe shoku që e shoqëronte me makinë

75
0

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit ditën e sotme (17 prill) pas një aksioni të forcës “Shigjeta” të Repartit “Shqiponja”.

Një prej tyre, E.L., nga Shkodra, u kap me armë zjarri pistoletë dhe municion, kurse shoku i tij që e shoqëronte me makinë, E.A., akuzohet për moskallëzim krimi.

“Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; E. A, 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, bëri me dije policia.

Aksioni u krye nga Komisariati nr. 6 në Kombinat, kurse policia e Tiranës dha edhe detajet e ndërhyrjes.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, (Njësia “Shigjeta”), në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Back Side”.

Gjatë operacionit, në Qafë Kashar, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. L. iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

pistoleta tirane

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:

-E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-E. A, 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.