Antonio Rudiger është drejt rinovimit të kontratës me Real Madrid. Sipas gazetarit Matteo Moretto, mbrojtësi gjerman, i cili është në fund të marrëveshjes aktuale në qershor, po zhvillon bisedime të avancuara me klubin dhe zyrtarizimi i rinovimit pritet në një të ardhme të afërt.
Ndërkohë, situata e Dani Ceballos duket ndryshe, pasi mesfushori është pranë largimit nga madrilenët në fund të sezonit. Ajax ka shfaqur interes konkret dhe ka nisur kontaktet me rrethin e lojtarit për një transferim të mundshëm.
Sa i përket talentit të ri Valdepenas, i cili bëri debutimin me ekipin e parë këtë sezon, ai po ndiqet nga disa klube në Europë. AC Milan është tërhequr përkohësisht nga gara për shkak të mosdakordësisë mbi formulën e ndarjes së kartonit, ndërsa Eintracht Frankfurt konsiderohet aktualisht si alternativa më konkrete për transferimin e tij.
Real Madrid pritet të jetë mjaft aktiv në merkaton e verës, teksa klubi po planifikon një fazë të re ristrukturimi të skuadrës.







