Ballina Kronika Shkodër, ushtronin prostitucion në apartamente me qira: 5 të arrestuar, mes tyre...

Shkodër, ushtronin prostitucion në apartamente me qira: 5 të arrestuar, mes tyre 3 shtetase të huaja

57
0

Një operacion policor i koduar “Rent Home 3” është zhvilluar në Shkodër, ku janë goditur raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira.

Si rezultat, janë arrestuar 5 persona, mes tyre 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion, si dhe 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Gjithashtu, është proceduar penalisht një shtetase që kishte dhënë me qira ambientet ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent Home 3”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:
shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.