Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin dhe drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së ditës së premte që u mbajt në kryeqytet.
Gjatë protestës teksa pati përplasje, policia raportohet se përdori bombola gazi në drejtim të protestueseve, duke lënduar disa prej tyre, madje edhe deputetë. Gjithashtu, të lënduar u raportuan edhe nga radhët e efektivëve.
Përveç ministrit Lamallari janë kallëzuar dhe 8 drejtues të Policisë së Shtetit.
Kallëzimi është dorëzuar paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.







