Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani ka reaguar ashpër përmes një postimi të gjatë në Instagram, ku ka folur për përjetimet e saj brenda dhe jashtë shtëpisë.
Ajo ka ngritur akuza të forta për tentativa për të dëmtuar imazhin e saj, duke theksuar se gjatë kohës që ishte në lojë, jashtë janë publikuar gjëra që, sipas saj, nuk ka pasur as forcën t’i shohë për shkak të ndikimit në shëndetin mendor.
“Ka pasur njerëz që janë përpjekur të më njollosin, madje disa prej tyre kanë qenë persona të cilëve u kam dhënë nga vetja ime”-shprehet ajo, duke lënë të kuptohet për zhgënjime të thella personale.
Megjithëse është këshilluar të ndjekë rrugën ligjore, Selmani tregon se ka zgjedhur një qasje tjetër, duke besuar se drejtësia do të vijë në kohën e duhur.
“Besoj fort që Zoti ekziston… dhe i jep secilit atë që meriton”, -shkruan ajo, duke shtuar se nuk do të ndikohet nga sulmet apo dezinformatat.
Në fund të reagimit, ish-banorja falënderon publikun për mbështetjen, duke e cilësuar atë si forcën që e ka ndihmuar të përballojë momentet më të vështira. Ajo mbyll mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë, të ndalet urrejtja dhe të zgjidhet respekti dhe e vërteta mbi gjithçka.







