Ballina Sport “Zhduket” Edi Martini, Vllaznia ka gati zgjidhjen që në sfidën e radhës

“Zhduket” Edi Martini, Vllaznia ka gati zgjidhjen që në sfidën e radhës

88
0

Vllaznia njoftoi zyrtarisht, që si klub do bojkotojë prononcimet pas ndeshjes për “RTSH” nëse Hygerta Sako drejton emisionin. Dhe pse prononcimet janë të detyruara, ky vendim u mor për shkak të pakënaqësisë që trajneri Edi Martini ka me moderatoren Sako.

Kështu është krijuar një rast i paprecedentë në Abissnet Superiore. Tashmë trajneri Edi Martini nuk preferon të dalë në prononcim as para ndeshjeve, dhe as pas ndeshjes. Sa i përket konferencave për shtyp, Martini i ka bojkotuar prej kohësh.

Fakt është se ekziston një mënyrë, se si mund të dëgjohet fjala e Martinit pas ndeshjeve. Siç ndodhi edhe dje apo ndaj Dinamos në Kupë, Martini foli për mediat e tjera dhe më konkretisht ato nga Shkodra.

Vllaznia kryeson kampionatin pas 32 javësh të luajtura. Ndërkohë që sfida e radhës është gjysmëfinalja e kthimit me Dinamon në Shkodër.