Ballina Sport Egnatia i falet penalltive ndaj Elbasanit, “përqafon” finalen e Kupës

Egnatia i falet penalltive ndaj Elbasanit, “përqafon” finalen e Kupës

67
0

Egnatia është kualifikuar për në finale e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi me penallti Elbasanin në “Elbasan Arena”. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa pas 12 minutash lojë, më të saktë nga pika e bardhë u treguan të besuarit e Edlir Tetovës.

Të parët realizuan rrogozhinasit me anë të Grudës, pas 11 minutash lojë. Skuadra nga Elbasani u përpoq që të reagonte dhe ia doli që të vendoste ekuilibrat me Mustën, në minutën e 58-të. Koha e rregullt nuk pati fitues, ndërsa edhe në shtesë mungoi goli. Egnatia siguroi një biletë për në finale pas goditjes së 11-metërshave.