Finalizohet operacioni i koduar “Koeficienti”, për goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit. Vihen në pranga 3 shtetas (ndër ta, pronari i lokalit) dhe procedohet penalisht një 17-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës policore operative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuan operacionin e koduar “Koeficienti”.
Gjatë operacionit u konstatua se pronari, 2 klientë dhe kamerieri (shtetas i mitur) në një lokal në Rrugën e Dibrës, vinin baste sportive, me celularë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 65 vjeç (pronari i lokalit), E. Zh., 36 vjeç dhe O. D., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.







