Ballina Aktualitet Ndryshime në AMP dhe Policinë e Shtetit, Klevis Qose emërohet në krye...

Ndryshime në AMP dhe Policinë e Shtetit, Klevis Qose emërohet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

107
0

Klevis Qose është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke zëvendësuar Eduart Merkaj. Emërimi i tij vjen pak kohë pasi u largua nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Paralelisht me këtë lëvizje në krye të AMP-së, janë bërë publike edhe një sërë ndryshimesh në radhët e Policisë së Shtetit, që përfshijnë emërime dhe komandime në disa qarqe të vendit.

Në Fier, drejtor komandohet Erion Ahmeti, ndërsa shef komisariati emërohet Gerald Toska. Në Elbasan, Andi Banushi merr detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë, ndërsa në Përmet, Krenar Guçe emërohet shef rendi.

Ndryshime të tjera përfshijnë:

Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2, Tiranë
Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit, Vlorë
Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit, Berat
Petrit Halo — Zëvendësdrejtor, Shkodër
Arben Nasufi — Zëvendësdrejtor për Rendin, Lezhë
Islor Islami — Shef sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku — Shef Komisariati, Peqin
Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore, Tiranë
Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira — Drejtues sektori në Policinë Rrugore, Tiranë
Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimit dhe forcimit të strukturave të rendit dhe sigurisë në vend.