Ballina Politika Pacientët duan ilaçe dhe karrige, Ministrja premton një institut shkencor për kancerin……

Pacientët duan ilaçe dhe karrige, Ministrja premton një institut shkencor për kancerin……

68
0

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala doli sot në foltore përballë 3 deputetëve të cilët i kërkuan llogari për gjendjen e spitaleve në vend.

Por ndryshe nga akuzat e opozitarëve se pacientët po vuajnë, enden pa barna e zhyten në korrupsion, shefja e shëndetësisë tha me krenari se trajtimi sot tek onkologjiku është si në Evropë, e në disa raste edhe më shpejt se atje.

Kur ka vetëm 30 karrige për tu ulur të sëmurët që bëjnë kimioterapi, ministrja tha se trajtim marrin 90 persona në ditë, pa dhënë shpjegime se ku do ulen ata.

Përkundër gjithë pritshmërisë, Sala na premton një institut kërkimor për kancerin.

Pra, nuk japim dot shërbim, por shkencë mund të bëjmë.

“Po ndërtojmë një model të ri, ku sistemi të rrotullohet rreth pacientit. Po krijojmë rrjetin kombëtar onkologjik dhe një institut për kërkim shkencor për onkologjinë”,-tha ndër të tjera ministrja që nuk i di çmimet e ilaçeve.

Brakiterapia dhe Pet-scan, me kismet, do të vijë, tha ministrja Sala.