Ballina Rajoni ​Paranoja e shefit të ushtrisë serbe, Mojsilloviqi i bindur se çdo koordinim...

​Paranoja e shefit të ushtrisë serbe, Mojsilloviqi i bindur se çdo koordinim rajonal është kundër Serbisë dhe serbëve

72
0

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilloviq ka vazhduar me narracionin e pushtetit në Serbi, duke insituar se gjoja aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci “është e drejtuar kundër serbëve”.

Në një intervistë për një medium serb, Mojshilloviq ka kërcënuar se Serbia është e aftë të kundërshtojë aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci.

“Aleanca ushtarake Zagreb – Tiranë – Prishtina, jemi të bindur, është e drejtuar kundër Serbisë dhe serbëve në rajon. Është një faktor presioni mbi vendin tonë dhe një sfidë serioze sigurie, por edhe një përpjekje për të krijuar të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës si një ushtri të vërtetë. Kjo aleancë bie ndesh me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Dejtonit, Marrëveshjen Nënrajonale për Kontrollin e Armëve dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake. Në përcaktimin e aftësive të nevojshme, Ushtria Serbe mori në konsideratë ekzistencën e kësaj aleance të trefishtë dhe është tashmë e aftë ta kundërshtojë atë në mënyrë të pavarur, dhe mund t’ju them se do të jetë edhe më e fortë”, ka pretenduar ai.

Ai ka propaganduar duke thënë se aleanca është në kundërshtim me aspiratën e vendeve tjera të rajonit.

“Lëvizjet e njëanshme të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, vendosja e ligjeve dhe frikësimi i popullsisë serbe nuk mund të karakterizohen si veprime demokratike dhe konstruktive dhe janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me aspiratën, besoj, të të gjitha vendeve në zonën përreth, për të ndërtuar një rajon paqësor dhe të begatë”, ka vazhduar pretendimet e tij të pabaza Mojsilleviq, kur dihet se pretendime të tilla janë demantuar në të tri shtetet e Aleancës.