Një numër i lartë projektesh ndërtimi dhe zhvillimi janë refuzuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), duke sinjalizuar një filtër më të fortë për investimet në sektorin e turizmit dhe ndërtimit.
Në listën e projekteve të refuzuara përfshihen edhe ndërtime në zonat turistike dhe disa iniciativa zhvillimi në Durrës përgjatë vijës bregdetare.
Ky vendim i KKTU-së vjen në një moment kur presioni mbi territorin, veçanërisht në zonat bregdetare dhe urbane, është rritur ndjeshëm. Refuzimet masive sugjerojnë një tendencë drejt kontrollit më të rreptë të zhvillimeve, me fokus në standardet urbanistike, ndikimin mjedisor dhe kapacitetet infrastrukturore.
Projektet e refuzuara dhe miratuara
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hotelier”, me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit, Bashkia Durrës, me subjektin zhvillues shoqërinë “Restian” sh.p.k. – refuzim
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe hotelerie 6 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “I.M.K” sh.p.k. – refuzim
Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri 3, 5 dhe 11 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vizion Turizëm 2023” sh.p.k. – refuzim
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hotelerie 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje përgjatë Rrugës Pavarësia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k. – refuzim
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe hotelerie me 1, 3, 4 kate, me tarracë të shfrytëzueshme”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Sami Emini.-refuzim
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi 6 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje përgjatë rrugës Turgut Ozal, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.- refuzim
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Mauzoleut të Dëshmorëve”, me vendndodhje në Rrugën “Aleksandër Goga”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Bashkinë Durrës.-miratim
Ma-rina & Jahte e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Ma-rina” sh.a. – miratim
Leje Ndërtimi për objektin: “Shërbime, hoteleri dhe banim 47 kate mbi tokë me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Egr Construction” sh.p.k.-miratim







