Ballina Kronika Përshtatën banesën si “laborator” kokaine, arrestohet 53-vjeçari, e pësojnë dy bashkëpunëtorët e...

Përshtatën banesën si “laborator” kokaine, arrestohet 53-vjeçari, e pësojnë dy bashkëpunëtorët e tij

80
0

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pasi kanë siguruar informacion për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan 3 shtetas që bashkëpunonin për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për rastin:
-u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.