Ballina Aktualitet E-Albania jashtë funksionit, prindërit nuk marrin dot as vërtetime për vaksinat….

E-Albania jashtë funksionit, prindërit nuk marrin dot as vërtetime për vaksinat….

88
0

Sistemet online të shtetit janë jo funksionale dhe kjo po vijon të bëhet një situatë bllokuese në shumë sektorë.

Ditët e fundit, E-Albania nuk ofron dot shërbime kryesore, përfshirë edhe kartelat e vaksinimit të fëmijëve.

Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve ju ka kërkuar ditët e fundit prindërve në Tiranë të sjellin vërtetim që vogëlushët janë vaksinuar.

“Është e detyrueshme që çdo fëmijë të ketë kryer vaksinimet sipas kalendarit përkatës dhe të paraqesë dokumentacionin përkatës në kopsht. Ju lutemi që kartelat e vaksinimit t’i dorëzoni sa më parë tek mësuesja ose drejtoresha. Pa kartelën e vaksinimit, fëmija nuk mund të vijë në kopsht”,-thuhet në mesazhin dërguar prindërve.

Por prindër të ndryshëm, kanë provuar gjatë kësaj jave të marrin vërtetimin në E-Albania, vendi i vetëm ku mund të tërhiqet, por kanë dështuar.

Sistemi kërkon ndjesë, dhe nuk njofton kur mund të ofrojë shërbimin.