Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar momentet kur Edi Rama sot dukshëm i nxehur dhe i mërzitur, i është hakërryer ministrit të Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.
Sipas kryedemokratit, Edi Ramën në këtë gjendje e kanë sjellë vjedhjet.
‘Jetën ta kanë shkatërruar vjedhjet o kryehajdut!’, shkruan Berisha ndërsa shpërndan dhe momentet e tensionit.
Incidenti ka ndodhur gjatë ceremonisë së rihapjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, në kohën kur Gonxhe duke dashur që të tregojë zellin e tij ndaj Ramës dhe të huajve që ndodheshin aty, duket se ka bezdisur kreun e qeverisë, i cili në një moment nuk ka duruar më.
‘Lëre mo të flasë se më shkatërrove’, i ka thënë Rama, Gonxhes me një ton kërcënues edhe pse me zë të ulët.







