Ballina Aktualitet Zbythet GJKKO, nxjerr Ilir Beqajn nga kafazi në sallën e gjyqit

Zbythet GJKKO, nxjerr Ilir Beqajn nga kafazi në sallën e gjyqit

81
0

GJKKO pranoi këtë të martë kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të qëndruar jashtë kafazit gjatë seancave gjyqësore. Vendimi pritet të zbatohet nga seanca e radhës, pasi gjykata të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave përkatëse.

Zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion e kanë cilësuar shpesh mbajtjen në kafaz si trajtim çnjerëzor dhe degradues. Beqaj po përballet me drejtësinë në lidhje me aferën e sterilizimit.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se i njëjti standard nuk është aplikuar për dy zyrtarë të tjerë, Ilir Meta dhe Erion Veliaj, të cilët kanë paraqitur kërkesa të ngjashme për të qëndruar jashtë kafazit gjatë gjykimit. Në rastet e tyre, GJKKO nuk i ka pranuar këto kërkesa.

Kujtojmë se Meta dhe Veliaj akuzohen gjithashtu për korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave.